LAJMI FUNDIT/ Basha thërret kuvendin e PD më 18 dhjetor, lëvizja kundër Berishës

Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë ditur se do të thërrasë Kuvendin e PD-së më 18 dhjetor, duke ndërmarrë kështu lëvizje si kundërpeshë ndaj Berishës.
Berisha kishte thirrur Kuvendin më 11 dhjetor, por Basha duket se do të bëjë një Kuvend tjetër për të realizuar si kundër peshë për Berishën.
“Për disa vendime të mijat, në pamje të parë, mund të duket se i turbullojnë demokratët, mund edhe tja arrini për një kohë të shkurtër, por demokratët kanë mencurinë për të dalluar të keqen nga e mira, për të dalluar ata që bëjnë sikur luftojnë, dhe ata që vërtetë janë në betejë me regjimin e Edi Ramës. Cfarë pune ka me PD, por nëse doni edhe me Sali Berishën:
Qifja, Suel Cela, Rrahman Rraja, Tom Doshi. Shumë njerëz jo vetëm demokratët pyesin: C’ne keta me Kuvendin e Partisë Demokratike? Pse kaq të investuar këta për nje akt të tille? Shpjegimi është i thjeshtë: Disa duan të jenë faktorë në PD dhe të vijojnë aferat e tyre korruptive e krimin…”, ka deklaruar Basha në mbledhje
Më herët Basha duke përmendur Berishën bëri të ditur se “Për këtë ka njoftuar në facebook një miting me datë 11 Dhjetor, që ngjan më shumë si një nevojë për t’i kundërvënë një pjesë të vogël të Partisë Demokratike, aleatit tonë më të rëndësishëm strategjik SHBA. E drejtë e tij, ta bëjë, t’ia kundërvendosë, mund t’i shpallë edhe luftë nëse dëshiron, por këtë siç kam thënë prej ditës së parë, nuk e bën dot as në emër të demokratëve dhe as në emër të PD”, tha Basha.