LAJMI FUNDIT/ Sa viktima dhe të infektuar u regjistruan sot në Shqipëri

Katër persona të infektuar me covid19 nuk e kanë fituar betejën sot në Shqipëri, duke e çuar në 3053 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetar nga Përmeti 60 vjeç, një qytetar nga Fier 65 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 78 dhe 81 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”, njofton ministria e Shëndetësisë.

Edhe numri i të infektuarve vijon të mbetet i lartë. Nga 3960 testime të kryerara kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 556 qytetarë.

“Rastet janë regjistruar në këto bashki: 220 në Tiranë, 31 në Fier, Elbasan, 21 në Durrës, 20 në Shkodër, 18 në Sarandë, 17 në Gjirokastër, 15 në Kamëz, Berat, 14 në Lushnje, Mallakastër, 11 në Skrapar, 10 në Vlorë, Pogradec, 8 në Përmet, 7 në Pukë, 6 në Kurbin, Kuçovë, 5 në Divjakë, Këlcyrë, Korçë, Gramsh, 4 në Lezhë, Kavajë, Libohovë, Tepelenë, Dimal, 3 në Mirditë, Mat, Patos, Selenicë, Cërrik, Librazhd, 2 në Shijak, Vorë, Himarë, Memaliaj, Poliçan, Peqin, 1 në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Kukës, Has, Tropojë, Krujë, Rrogozhinë, Dibër, Bulqizë, Delvinë, Dropull, Belsh”

Situata në spitale

Janë 7,847 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 150 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Të shëruar

Janë shëruar 698 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 186,267 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 556
Të shëruar në 24 orë 698
Të shtruar në spitale 150
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 3,960

Testime totale 1,376,320
Raste pozitive 197,167
Raste të shëruara 186,267
Raste Aktive 7,847
Humbje jete 3,053

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4,234
Fier 636
Gjirokastër 545
Shkodër 464
Berat 458
Durrës 388
Elbasan 361
Vlorë 254
Korçë 211
Lezhë 170
Dibër 65
Kukës 61

Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT