Liroi të burgosurit VIP/ Gjykim të shkurtuar për gjyqtaren Enkeleida Hoxha

Gjyqtarja që akuzohet për lirimin e të burgosurve VIP dhe për korrupsion, Enkeleida Hoxha do të gjykohet me gjykim të shkurtuar.
Ky është vendimi i dhënë nga trupa gjykuese e kryesuar nga Flora Hajredinaj, Erjon Hani dhe Erjon Çela miratoi kërkesën e te pandehurve për gjykim te shkurtuar e paraqitur nga mbrojtja në seancën për gjyqtaren Enkeleida Hoxha dhe avokatin Aldo Tabaku.
Pas përgjimeve të kryera dhe sigurimit të provave të tjera, SPAK e akuzon Hoxhën për veprën “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim. Një ndër bashkëpunëtorët e Hoxhës për nxjerrjen e të dënuarve nga burgu përmes raporteve false dhe vendimeve të pambështetura në ligj, sipas SPAK është edhe avokati Aldo Tabaku.
Ky i fundit sipas SPAK bëntë rolin e sekserit mes familjarëve të të dënuarve dhe gjyqtares Hoxha me qëllim lirimin e tyre.
Pjesë e dosjes është edhe sekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuci, e cila akuzohet se përgatiste dosjet e gjykimit në atë mënyrë që të dënuarit që kishin paguar të dilnin pikërisht para Hoxhës për gjykim.
Ish gjyqtarja aktualisht ndodhet në burg nën hetimin për korrupsion. Ajo akuzohet se ka liruar disa të fortë të dënuar me burgim përjetë. Hoxha u shkarkua nga detyra e gjyqtares më 17 mars dhe u la në burg nga Gjykata e Apelit. Ajo u arrestua pas një superoperacioni të bërë në Gjykatën e Krujës, në seancë gjyqësore teksa po lironte një tjetër të dënuar. Emri i ish-gjyqtares lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafilit ai edhe Hekuran Billa, i vrarë disa muaj më parë në Tiranë.