LIVE/ Nëna e Mateos kërkon kriminelin, hipën mbi hekurat rrethues të burgut: Ma sillni këtu të mallkuarin

Protesta para burgut të Vlorës e familjarëve të vogëlushit të vrarë Mateo Vasiu, u shoqërua me tensione dhe përplasje me policinë.

E tronditur nga humbja e djalit, nëna e 8-vjeçarit ka tentuar të kalojë hekurat rrethues të burgut, për t’u future brenda ambienteve ku ndodhet i izoluar vrasësi Klodian Çalamani.

“Dua të vërtetën. Dua drejtësi për atë kriminel të mallkuar. I poshtri. Duam të dimë pse e vrau. Duam drejtësi. Duam të dimë të vërtetën se pse e vrau një fëmijë 8-vjeç. Mos na e fshihni kriminelin. Ju mbani kriminelin një kriminel. Për ça e mbani në izolim?! Të vijë të flasë këtu me ne”, tha nëna.

Me pankarta në duar ‘Drejtësi për Mateon’ të afërmit, por edhe qytetarë të thjeshtë ishin sot në Vlorë për të protestuar për humbjen e vogëlushit.

Në disa momente është dashur ndërhyrja e forcave policore për të sprapsur familjarët të cilët kërkojnë dënim me vdekje të Klodian Çalamanit i cili vrau me kazmë në kokë 8-vjeçarin dhe më pas e groposi në oborr./Gazeta SHQIP

Nëna e Mateos kërkon kriminelin që i vrau djalin, hipën mbi

Back to top button
LAJMET E FUNDIT