“Loboi për shkëmbimin e territoreve”/ Tahiri: Soros të shpallet non grata nga Kosova

Edita Tahiri, ish-ministrja e Jashtme e Kosovës dhe ish-deputete për pesë legjislatura në Kuvend kërkon nga Kosova që të shpallë non grata Aleksandër Soros, djalin e miliarderit George Soros.
Ajo thotë se vendimi duhet të merret për shkak të lobimit të tij për shkëmbimin e territoreve me Serbinë.
“Edi Rama në Beograd, djali i Sorosit pardje në Prishtinë. Lojëra të rrezikshme. A ka kush ta ndal Ramën dhe a ka kush ta shpallë “persona non grata” djalin e Sorosit, që hapur punoi për ‘shkëmbimin e territoreve’?”, shkruan ajo.
Edita Tahiri udhëhoqi për një periudhë kohe grupin negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel. Reagimi i saj mbërrin pas vizitës së fundit në Prishtinë të Aleksandër Soros, që u takua edhe me Kryeministrin Albin Kurti.