LSI zbriti nga 20 në 4 deputetë/ Kryemadhi: Misioni vazhdon. Përmes votës në 25 Prill, qytetarët na kanë besuar përfaqësimin

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka postuar një foto në Facebook nga takimi i punës me ekipin e kësaj force politike në Berat.

Ajo shkruan se përmes votës në 25 Prill, qytetarët i kanë besuar përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të tyre, pavaresisht se LSI ka zbritur nga 20 deputete qe mori me 2017 ne 4 deputete me 25 prill te ketij viti!.

“Një moment nga takimi i punës me ekipin e LSI Berat. Përmes votës në 25 Prill, qytetarët na kanë besuar përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të tyre, ndaj përkushtimi për realizimin e këtij misionit madhor vazhdon pa u ndalur”, shkruan Kryemadhi./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT