Lulzim Basha akuza Ilir Metës: Me shkallimin e tij total na dëmtoi fushatën

I ashpër është treguar mbrëmjen e së enjtes Lulzim Basha ndaj presidentit të vendit.
Kryedemokrati tha se dy javët e fundit të fushatës u dëmtuan edhe për shkak të reagimeve të Ilir Metës.
“Me një shkallim total Ilir Meta dëmtoi rëndë aleatin më të madh të LSI-së, Partinë Demokratike” – tha Basha.
Deklaratat erdhën në ‘Open’ ku kreu i PD foli edhe për marrëdhëniet me Berishën, SHBA-të dhe aleatët opozitarë.