Mbaron “paqa”, Rama mesazh Metës: E di shumë mirë detyrën edhe pse bën sikur nuk e di, gati për zgjedhje

Kryeministri Edi Rama është pyetur ditën e sotme nëse Presidenti Ilir Meta do të dekretojë apo jo zgjedhjet e parakohshme në 6 bashki të vendit, të cilat janë pa një kryetar të zgjedhur.

Në fjalën e tij Rama është shprehur se Presidenti e di shumë mirë detyrën e tij edhe pse në disa raste bënë sikur nuk e di.

Nga ana tjetër kryemiistri është shprehur se është gati për zgjedhje kurdo që të vendosen.

A do i dekretojë presidenti Ilir Meta zgjedhjet e parakohshme për 6 bashki të vendit ku nuk ka një kryetar të zgjedhur?

Rama: Presidenti e di shumë mirë, detyrën e tij edhe pse bën sikur se di në raste të caktuara. Ne jemi gati për zgjedhje kurdo që të bëhen.

Kjo përgjigje e Ramës vjen pas disa kohësh ku Kryeministri dhe Presidenti Meta kanë patur me njëri-tjetrin një ‘armëpushim’ pa u sulmuar dhe kundërshtuar./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT