Me kë e ke ti?/ “Ministrat e “Foltores” milionerë”, plas sherri në PD, Bardhi e Strazimiri futen për t’i ndarë

Jemin Gjana, ish-deputet dhe ministër në qeverisjen e Sali Berishës, aktualisht kryetar i Komisionit Zgjedhor në PD ka lëshuar akuza të forta në drejtim të ish-ministrave që tashmë janë në krah të ish-kryeministrit në “Foltore”.

“Unë kam shtëpinë që më dhanë te Enti Banesave, ministrat e “Foltores” janë bërë milionerë” tha ai.

Aldo Bumçi i kërkoi që të fliste me emra konkretë. “Dhe me kë e ke ti këtë? Se këtu vetëm unë jam ish-ministër këtu”.

“Mos më ndërprit” i tha Jemin Gjana.

Në këto momente tensioni, për të ndarë Gjanën dhe Bumçin kanë ndërhyrë Gazment Bardhi dhe Gent Strazimiri.

Mbledhja e Kryesisë së PD-së që vijon prej orës 16:00 të pasdites së sotme. Lulzim Basha nuk e njohu thirrjen e Kuvendit nga Sali Berisha në 11 Dhjetor dhe deklaroi se forumi më i lartë i partisë do të mblidhet 7 ditë më pas në 18 Dhjetor.

Debati

Jemin Gjana: Unë kam shtëpinë që më dhanë te enti banesave, Berisha e ministrat e foltores janë bërë milionerë.

Aldo Bumci: Dhe me kë e ke ti këtë?

Jemin Gjana: Mos më ndërprit

Back to top button
LAJMET E FUNDIT