Me zinxhirë e dryn/ Voltana Ademi “burgos” punonjësit e Bashkisë brenda, nuk i lë të ikin herët nga puna (FOTO)

Voltana Ademi ka vendosur një rregull të ri tek Bashkia Shkodër. Prej dy ditësh dyert e godinës janë të mbyllura gjatë orarit zyrtar të punës.

Ditën e djeshme dera e bashkisë ishte e mbyllur me qëllim që punonjësit të mos shkonin me vonesë në punë.

Ndërsa sot është përsëritur e njëjta situatë, por me qëllimin që punonjësit të qëndrojnë deri në përfundim të orarit zyrtar në punë. Mesa duket korrektesa e punonjësve në këtë bashki qënka bërë vërtet problem, aq sa drejtuesja është detyruar që t’i kyçë me dryn dhe zinxhirë.

Ndërkohë njëri nga punojësit e këtij institucioni ka shkruar me ironi: “I boj thirrje familjarëve të Bashkisë Shkodër me na sjell ushqime se nuk vijmë sonte”.

Kjo gjë është parë me habi nga gazetari Klod Zhivani, i cili shkruan se “marrëzitë dhe çmenduritë në këtë vend nuk i bëjnë më përshtypje”, por për situatën e lartpërmendur nuk ka fjalë.

Me zinxhirë e dryn/ Voltana Ademi

Me zinxhirë e dryn/ Voltana Ademi

Back to top button
LAJMET E FUNDIT