Mentor Kikia: Ndarja e PD në dy parti do krijojë përçarje, s’do vijë më kurrë në pushtet

Analisti Mentor Kikia komentoi situatën politike të selisë blu dhe luftës në dy fronte në të cilën është përfshirë.

Në një lidhje skype me emisionin “Breaking” në Top News, Kikia tha se krijimi i dy partive do ta çonte PD në një përçarje nga e cila s’do e marrë kurrë veten.

Mbledhjen e të ashtuquajturit “Kongres” të Berishës, Kikia tha se mbështetësit e Bashës do ta quajnë miting.

“Që një kuvend të mblidhet duhet te ketë kuorumin 50% plus një votë. Dhe nëse siç thotë Berisha e kanë siguruar me ato formularët, atëherët nuk mund të ketë Kongres të mbledhur nga të dy. Do ketë një proces manipulimi. Të dyja palët do sulmojnë njëri-tjetrin. Njerëzit e Bashës e quajnë miting Kongresin e mbledhur me 11 dhjetor nga Berisha. E quajnë miting ku Berisha do mbledhë mbështetës, do ketë entuziasëm e duartrokitje e kështu me radhë,” tha Kikia.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT