Mësuesja në lot e nxënësit e heshtur/ Klasa e Mateos nuk do të jetë më kurrë si më parë (VIDEO)

Fshati Grecalli në Fier është në zi ditën e sotme pas ngjarjes që tronditi mbarë vendin, ku 38-vjeçari, Klodian Çalamani, vrau dhe groposi 8-vjeçarin ditën e djeshme.

Një atmosferë ndryshe dallohet edhe në klasën e Mateos, në shkollën “Thanas Ikonomi”. Në pamjet e siguruara nga “Gazeta Shqip”, klasa e 8-vjeçarit është në heshtje të plotë.

Mësuesja në lot, e shkokët e shoqet të heshtur për vogëlushin 8-vjeçar, që iu mor jeta mizorisht nga fqinji i tij.

Familja e të miturit ka hapur sot dyert e mortit, teksa dhimbja e madhe nuk mund të shlyhet me dënimet “përkëdhelëse” që mund t’i jepen autorit për ngjarjen.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT