Ministria e Mjedisit propozon zgjatjen e moratoriumit të gjuetisë edhe me 5 vite, ja sa do të jenë gjobat për shkelësit

Ministriua e Mjedisit ka nisur konsultimet për zgjatjen e moratoriumit të gjuetisë edhe për 5 vite të tjera, pasi tashmë ky moratorium ka 7 vite në fuqi.

Sipas ministrisë, ndalimi i gjuetisë ka dhënë rezultat në përmirësimin e situatës për faunën e egër, por në shumë zona vijon ende të ushtrohet gjuetia e paligjshme.

Dragti i përgatitur nga Ministria e Mjedisit nuk parashikon ndryshime në gjoba për shkelësit, të cilat do të ngelen nga 800 mijë deri në 1 milion lekë për shoqatat e gjuetarëve dhe 80 mijë deri në 100 mijë lekë për individët.

Pavarësisht se 4 vite më parë Federata Kombëtare e Gjuetisë propozoi që gjuetia të kthehej në një sport të licencuar kundrejt pagesës, ministria ka vendosur që gjuetia të lejohet vetëm kur konstatohet mbipopullimi i një specieje të caktuar në zonat e lejuara për gjueti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT