Ministrja e Financave kundër heqjes së taksës 6% për fermerët: Nuk ul çmimet, shihni furrat e bukës

Ndërsa fermerët e Lushnjës po protestojnë përpara Parlamentit, brenda sallës ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka hedhur poshtë kërkesat e fermerëve për heqjen e taksës prej 6%.
Sipas saj kjo nuk do të kishte asnjë efekt dhe nuk do të kishte ulje të çmimeve dhe për këtë e ka treguar precedentët e mëparshëm.
“Ne përjashtuam nga taksat bizneset që kishin një xhiro nga 0-10 milionë lekë, duke i krijuar lehtësira. Të gjitha furrat e bukës janë brenda kësaj kategorie, a ul çmimi i bukës? Jo. Ne kemi formuar bindjen se përjashtimi nga TVSH nuk arrijnë në benifite për qytetarët, por patjetër që duhen ndihmuar bizneset. Kompensimi i vlerës i 6% i TVSH nuk ka arritur te fermërët. Të reduktojnë përjashtime dhe të krijojmë të ardhura dhe të shkojnë te sektorët prioritare, siç po e bëjmë këtë”, tha kryefinancierja.
Në fjalën e saj ajo premtoi se paratë që do të mblidhen nga taksat do të shkojnë për investimet dhe subvencionet në sektorin e bujqësisë.
“Të gjithë këto para që do të mblidhen nga TVSH do të shkojnë drejtpërdrejt si subvencione te fermerët”, theksoi ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj.