Murrizi: U surprizova nga Këlliçi, mund të kemi një Berishë kryetar, e Bashë në vend të Bardhit

Për ish-deputetin e PD-së, Myslim Murrizi vendimi i Belind Këlliçit për t’u bashkuar me Foltoren e Berishës ishte një surprizë. Kështu deklaroi Murrizi në emisionin Politiko në Top News, i cili theksoi se edhe mund të ketë edhe një bashkim. Duke iu referuar shembullit të Arben Imamit, kur ishte kundërshtar i Berishës dhe më pas u bë njeriu më i afërt e ministër i Mbrojtjes.
“Mbaj mend kur në ’97 unë me disa demokratë vendosnim barrikada në qafën e Koshovicës, së bashku me disa të tjerë, në mënyrë që të mos vinte Arben Imami të sulmonte Berishën, më pa pa u takuar me Imamin nuk kishte mundësi të futesh në zyrën e Berishës si kryeministër Më pas e bëri ministër të tankeve”, tha ai.
E ndaj shtoi Murrizi: Jam i habitur, se sa tha që na thirri Yuri Kim na tha kujdes, siç duket i ka dalë narkoza. Mua s’më ka zënë kur e kam takuar s’pashë narkozë, kam dëgjuar aromë molle.
Por Murrizi theksoi se mund të ketë një skenar që Berisha të jetë kryetar dhe Basha të jetë sekretar i Përgjithshëm i PD-së në vend të Gazment Bardhit.