Na fal vogëlush

Deputeti demokrat i Fierit, Luan Baçi ka reaguar pas krimit makabër, ku një fëmijë 8 vjeç u vra dhe u gropos nga fqinji i tij.

Ai shtron disa pyetje për institucionet, ndërsa thekson se edhe pse autori njihej si problematik dhe ishte dënuar nga drejtësia, jetonte i qetë.

Mesazhi i plotë

Shumë dhimbje dhe shumë trishtim, lë pas për çdo njeri normal të këtij vendi të vogël dhe plot halle të mëdha!

E paimagjinueshme, e pabesueshme, e papranueshme, e paharrueshme, për prindërit, familjaret dhe të afërmit e tij, kjo ngjarje dhe krim makabër.

Ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella, megjithëse nuk ka fjale, që e ngushëllon këtë!

Monstra, që të mori jetën, megjithëse i njohur si i tillë, i dënuar si i tillë, vazhdonte të jetonte i qetë, në monotonin e zakonshme të jetës, afer njerëzve normal, afër ty Engjell.

U desh të merrte jetën tënde të pafajshme në moshen 8 vjeçare, ta nderpriste kete jete ne menyren me barbare, dhe me makabre, qe te vertetohej si i tille!

Ky monstër, ky përbindesh, i denuar dhe më parë, për rrëmbim personi, i njohur nga banoret e zonës, si njeri problematik, i dhunshëm, qarkullonte me mjete prerëse të rrezikshme për jetën e te tjerëve, i denoncuar shumë herë te tjera nga banorët për veprime, jo normale dhe të rrezikshme, përsëri vazhdonte jetën i qetë, pranë njerëzve normal!

A nuk duhej që policia ta kishte nën survejim dhe kontroll ketë monstër të rrezikshme, që denoncohej herë pas here nga banorët?

A nuk njihej e kaluara e tij problematike dhe e rrezikshme?

A nuk duhej bashkia apo institucione të tjera përgjegjëse të këtij shteti, të interesoheshin për një monster të tillë, që jetonte i vetëm dhe pa asnjë ndihmë, se si e menaxhonte kohën e tij?

Ky krim makabër, nuk është rastesi, pas këtij krimi qëndron papërgjegjshmeria e shtetit, mos ekzistenca e tij!

Të gjithë ne duhet te kerkojme falje për jetën tende, të gjithë duhet të ndihemi fajtor, të gjithë duhet të reagojmë fuqishëm!

Qofsh i paharruar engjëll!

Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT