Nëna e Mateos zemërthyer pas humbjes së djalit: Të varet në mes të Fierit ai monstër, ta shohin të gjithë!

“Të varet ai mostër. Drejtësi për Mateon. Djalit iu pre ëndrra në mes. Në mes të Fierit ta varin. Ta varin. Ta shohim të gjithë”.

Fjalë që tronditin shpirtin janë ato të nënës së Mateos, 8-vjeçari që u vra dy ditë më parë nga 38-vjeçari Klodian Çalamani në Grecalli të Fierit.

Nga ambientet e gjykatës së Fierit, ku do të komunikohet masa e sigurisë, nëna ka kërkuar varje të autorit në mes të qytetit.

Vrasja e 8-vjeçarit ndodhi dy ditë, ku pasi e rrëmbeu, fqinji e goditi me kazmë në kokë vogëlushin, dhe trupin e pajetë të tij e groposi në oborr.

Familjarët e 8 vjeçarit patën një mesazh edhe për Edi Ramën.

“Edi Rama del dhe thotë nuk ka ligj me varje. Po pse more kryeministër. Pse? Mund të ndodhë prapë”, tha e afërmja e viktimës./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT