Ngjela zbulon “marrëveshjen e heshtur” mes politikës dhe drejtësisë: Krimi ecën me ‘Mercedes’ , është më i pasur se shteti

Ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin Breaking në Top Neës, avokati Spartak Ngjela për të folur mbi temën “Ngjarja makabre në Fier”.
Avokati Ngjela ka qenë kundër dënimit me vdekje teksa është shprehurn se krimi në vend ecën me makina te shtrenjta kurse ndekësit e krimit me breshka.
Duke treguar kështu mungesën e interest dhe investimeve në sistemin e drejtësisë sa I përket krimit.
Sipas Ngjelës është e nevojshme që qeveria të akordoi një buxhet të posaçëm për të luftuar krimin dhe të gjithë perasonat me precedent criminal të rëndë.
“Shitet pushtetit gjyqësor, sidomos për çështje penale se marrin shumë. Është pushteti gjyqësor që kanë ardhur për të marrë para.
Skema ka qenë kështu, politika e lartë in thotë ju shisni drejtësinë dhe ne nuk ju prekim ,ne korruptohemi dhe ju nuk na prekni. Kjo ka qenë marrveshja e heshtur.
Qeveritë nuk e shikojnë fare si buxhet ndjekjen e kriminalitetit nuk e kanë në kosideratë.
Krimi ecën me ‘Mercedes’ 250 mije euro, ndjekësi me një breshk, këtu krimi është më i pasurt se shteti. Shteti lë krimin dhe e bën rrugë. Prokuroria është e varfër, e pa plotësuar. Është problem politik jo juridik. Duhet të nxjerr buxhetin anti kriminalitetit”– tha Ngjela./Gazeta Shqip