Nisin përplasjet në parlament/ Basha flet “pa leje” nga vendi, Rama i kujton formulën “7×7=42”

Kuvendi i Shqipërisë shqyrton sot në seancë plenare projektligjin “Për buxhetin e vitit 2022”.
Në nisje të seancës,që pritet të jetë maratonë, fjalën e mori kryeministri Edi Rama, i cili prezantoi edhe pikat kyçe të buxhetit të ri.
Në Kuvend, edhe pse me pak vonesë, i pranishëm është edhe kryetari i opozitës Lulzim Basha. Ndërsa kryeministri po fliste për rritjen e pagave dhe pensioneve, nga vendi ndërhyri kryedemokrati Lulzim Basha.
Basha nuk u dëgjua mirë se çfarë tha nga vendi, por kryeministri e ironizioi duke i përmendur një thënie të tij, pikërisht formulën “7×7=42”/Gazeta SHQIP