“Nuk ke as dinjitet dhe as moral politik”/ Nishani- Bashës: Si mund të flas për vlera demokracie dikush që…

Ish-Presidenti, Bujar Nishani, akuzon kryedemokratin Lulzim Basha se nuk i ka mbetur dinjitet dhe moral politik.

Nishani shkruan se Lulzim Basha bën sikur nuk kupton që në Kosovë, partia simotër e PD, LDK vetëm në më pak se një vit pas daljes në opozitë rikthehet fuqishëm si fituese e votave popullore në zgjedhjet e rradhës.

“Lulzim Basha uron Kosovën për “leksion demokracie” !

Si nuk i ka mbetur pak dinjitet dhe moral politik këtij njeriu ?

Si mundet të flas për vlera demokracie dikush që nuk ka as minimumin e vlerës së demokracisë, autori i minimit të institucioneve dhe pa pikën e dinjitetit politik ???

Lulzim Basha bën sikur nuk kupton që në Kosovë, partia simotër e PD, LDK vetëm në më pak se një vit pas daljes në opozitë rikthehet fuqishëm si fituese e votave popullore në zgjedhjet e rradhës.

Imagjinoni se çfar do të kishte bërë Lumir Abdixhiku në Kosovë, sikur të kishte veç humbje pas humbjesh për 8 (tetë) vite rrjesht ?

Për ne në Shqipëri, treguesi që vjen nga Kosova është shembulli skandaloz i Lulzim Bashës në raport me demokracinë, kulturën, qytetarinë.

Eshtë çështje pengu !

Të ringremë PD, për të mbrojtur Kombin ! ”, shkruan Nishani.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT