Organizata kriminale, SPAK heton “Call Center-at” e bursave! Mashtrojnë qytetarët e BE-së me shuma kolosale

Tiranë- Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se hetimi ndërkombëtar është kërkuar nga Gjermania, sipas së cilës bëhet fjalë për një platformë ku qytetarët komunikohen përmes telefonit e rrjeteve sociale dhe i kërkohet të investojnë shuma të mëdha parash, mbi një mijë euro.

Mësohet se janë 13 kompani Call Center-i, por hetimi mbahet i fshehtë dhe nuk ka informacione për emrat e tyre.

Qytetarët kanë rënë pre e një skeme mashtrimi financiar duke u kontaktuar nga specialistë të trajnuar në fushën e tregtisë nga të ashtuquajturit ndërmjetës dhe menaxherë. Ata mashtrohen duke investuar jashtë vendit të tyre në depozita financiare të rreme./TopChannel

Back to top button
LAJMET E FUNDIT