Padia e Metës kundër Dvoranit, SPAK kërkon pushimin e çështjes

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar ditën e sotme pushimin e çështjes për Ardian Dvroranin.
Kujtojmë se kjo çështje lidhet me padinë e presidentit Ilir Meta për ish kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Ndër të tjera, sipas informacioneve mësohet se SPAK do t’i drejtohet gjykatës për pushim akuze dhe mbylljen çështje dhe seanca pritet të mbahet nesër nën drejtimin e gjyqtarit Erjon Çela.
Sjellim në vëmendje se Meta kallëzoi Ardian Dvoranin në SPAK më 18 shkurt të 2020-ës, ndërsa e ka akuzuar si shkelës të ligjit dhe të Kushtetutës. Dvorani u largua nga detyra si kryetar i KED nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, pasi i kishte mbaruar mandati, por vazhdonte të qëndronte, me pretendimin se nuk i ishte gjetur zëvendësuesi./Gazeta Shqip