Padia për shpifje/ Çupi i përgjigjet Kokalarit: Këta janë tipa të mbrapshtë, si ai njeriu që vret

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari, e cila është shfaqur herë pas herë në “Foltoren” e Sali Berishës, u raportua pak ditë më parë se ka paditur për shpifje Frrok Çupin dhe disa persona të tjerë.

Analisti reagoi për përplasjen me Kokalarin në emisionin “Breking” në Top News.

Sipas tij e gjitha është një marrëzi, ndërsa theksoi se Kokalari synon të bëhet president

“Këto janë shakara. Këta janë tipa të mbrapshtë si ai njeriu që vret. Duan të futen në politikë për shkak të marrëzisë. Nis si refugjate dhe kërkon të bëhet presidente e republikës dhe të emëroje kryeministrin. Kjo ndodh që në vitin 1991. Vinin njerëz nga Amerika dhe thonin dua këtë qeveri. Politika po dëshmon se është frymëzuese edhe e ngjarjeve  dramatike. Po ndiqet modeli i shthurjes morale”, tha Frrok Çupi në “Breaking”.

Më herët, përmes një shkrimi, analisti Frrok Çupi e cilësoi Kokalarin, si një ish-reportere të paaftë të ATSH-së, që u largua në SHBA dhe u kthye si mëkëmbëse e Berishës. Sipas tij, Evi Kokalari tashmë është një “mall”, që shkëmbehet me favore ndaj Berishës./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT