Pas disa orësh! Nxirret nga “gremina”, trupi i pajetë i biznesmenit Ruzhdi Hoxha

Tiranë- Pas disa orësh nxirret i pajetë trupi i biznezmenit i grposur në një greminë në zonën e Qafë-Mollës në Dajt, është bërë e mundur nxjerrja e trupit të Ruzhdi Hoxhës. Për shkak të terrenit të vështirë është dashur ndërhyrja e forcave RENEA.
Kujtojmë se biznesmeni i inerteve në Kamëz Ruzhdi Hoxha është gjetur i vrarë në zonën e Qafë Mollës në Dajt, dy javë pasi ishte i shpallur i zhdukur nga familjarët e tij. Ruzhdi Hoxha ishte vrarë me armë zjarri dhe më pas trupi i ishte groposur për të humbur gjurmët.
Për shkak se trupi është gjetur pjesërisht i dekompozuar, mendohet se Ruzhdi Hoxha të jetë ekzekutuar që ditën që është rrëmbyer, pra dy javë më parë. Një ditë më parë është gjetur xhupi i tij me njolla gjaku dhe një shenjë plumbi i hedhur mes shkurreve në Qafë Mollë dhe më pas përmes nuhatjes së qenëve të policisë vetëm sot është gjetur edhe trupi i pajetë i mbuluar me zhavorr në Dajt.