Pas pastrimit të mbetjeve në Vlorë nis një tjetër aksion, IKMT prish 10 ndërtime pa leje

Në ‘Pyllin e Sodës’ në Vlorë, ka nisur ditën e sotme një aksion i IKMT-së.

Pretendohet të prishen të gjitha objekte pa leje në zonën ranore dhe në brendësi të Pyllit të Sodës.

Sipas informacionëvë të mediave mësohet se ditën e sotme do të shemben 10 ndërtesa që janë nga 1 dhe 2 kate, të ndërtuara pa leje, teksa aksioni do të nis nga zona e TEC-it në afërsi të plazhit të Nartës dhe do të vijojë deri në plazhin e Vjetër ku do të shembet çdo objekt pa leje si në zonën ranore dhe në brendësi të pyllit.

Ndërkohë që në total janë 40 objekte të planifikuara për t’u shembur deri në fund të aksionit të IKMT Vlorë deri në lirimin e plotë të këtyre hapësirave ranore në kuadër të pastrimit të plazheve dhe zonës së pyllit.

Kujtojmë që pak ditë më parë në pyllin e Sodës në Vlorë ka nisur dhe një aksion tjetër për pastrimin e mbetjeve në mjedis./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT