Për 3 vjet nuk pati vrasje në Fier/ A duhet të rikthehet dënimi me vdekje? Flet ish-prokurori dha ndëshkimin ekstrem

Ish-prokurori Kiço Nano, njeriu i fundit nga drejtësia shqiptare që kërkoi dënimin maksimal, atë me vdekje të dy autorëve të masakrës së Libofshës në vitin e largët 1992, në një intervistë për emisionin Zona Zero u shpreh se rëndësi të madhe ka shpejtësia e hetimeve për zbardhjen e ngjarjeve kriminale.

Ai kujton se pas varjes në mes të qytetit të autorëve të ngjarjes, Fieri për dy apo tre vjet nuk pati asnjë vrasje dhe kjo erdhi si rezultat i këtij ndëshkimi maksimal.

“Ajo ishte më se e vërtetë, rreth dy apo tre vjet pati një ndjeshmëri, bëri një efekt të duhur ai ekzekutimi i tyre. Vërtetë u bë natën, u varën, por ato u bënë publik deri të nesërmen. Mbaj mend se të gjithë qytetarët shprehnin urrejtje ndaj kësaj masakre dhe ishin pro këtij ndëshkimi”, tha ish-prokurori.

Por sot pas rreth tre dekadash, Nano a ndan vlerësimin e rikthimit të dënimit maksimal, atij me vdekje?

“E vështirë kjo, unë anoj, se si prokuror i vjetër me eksperiencë 25-vjeçare, anoj mbase nuk duhej hequr në atë kohë kur u hoq. Atëherë duhej bërë më tepër lufta, si kryetar i kuvendit, nuk ishte punë e Pjetër Arbnorit. Tani është shumë e vështirë që të kthehet”, tha ish-prokurori Nano.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT