Përjashtimi i Berishës, Paloka rrëfen çfarë i tha Bashës në zyrë: Po të isha unë…

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka në një intervistë në News 24 ka deklaruar se Basha gaboi në vendimin për pezullimin e Berishës nga grupi i PD-së, pasi sipas tij, kjo solli përçarjen e PD-së.

Ai deklaroi se ia ka thënë Bashës në takimin që ka pasur e kostoja e vendimit të përjashtimit do të bjerë edhe mbi atë vetë.

“Çështja e Berishës nuk është e Berishës, nuk është e PD, është kundër teje direkt. Kjo për mua në mënyrë absolute ka qenë dhe mbetet një goditje politike ndaj PD, për të mbështetur Edi Ramën. Ne e dimë, para 30 vitesh ishin naivë, është kërkuar që të goditet Berisha, në radhë të parë Lulzim Basha dhe PD. I kam thënë tekstualisht kështu, unë e kuptoj se ty të kanë futur në një rreth, kjo është kundër teje, e sido që të veprosh kjo është kundër. Edhe po ta fusim në diskutim ne do të na hidhen në fyt demokratët, sepse vetëm se Basha nuk bëri reagim pas deklaratë së Yuri Kim, militantët iu sulën në Facebook. Atëherë i kam thënë se ne na ikën gjysma e partisë”, tha Paloka.

Ai shtoi se ia ka dhënë edhe zgjidhet në mënyrë vendimi të mos mbetet kosto e Bashës. “Edhe zgjidhjet ia kam dhënë. Mbasi u mor vendimi, deklarata e Bashës ka qenë një pikë, ka qenë pezullohet nga grupi parlamentar deri në momentin kur provohet fajësia e tij, Është jurist, je i pafajshëm derisa të vërtetohet pafajësia e tij, e jo anasjella, ai veproi kundër. Duhet të kishte thënë të kundërtën, se zoti Berisha derisa sa të dalë vendimi i tij për pafajësinë është anëtar i grupit. Rrugë tjetër, nëse nuk e mbaje peshën e saj, janë forumet. Por s’kam dashur, mbasi u mor ky vendim, atëherë përgjegjësia do të ishte jo e jotja , por e të gjithëve ne. Më tha atë që e thashë publikisht se nuk doja të përçahesh partia. Çfarë ka ndodhur sot? Unë po të isha Berisha nuk largohej nga grupi. Vendimi ishte i padrejtë dhe për arsye politike”, tha Paloka. Ai theksoi se po të ishte vetë ai Berisha nuk do të përjashtohej.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT