“Po më shajnë në Facebook” / Rama me mjekët: Rritu rrogat atyre hajdutëve!

Gjatë prezantimit të buxhetit për shëndetësinë para mjekëve dhe drejtuesve të institucioneve shëndetësore, Kryeministri Edi Rama pohoi se në kohën që po fliste ndjekësit në rrjetet sociale po e shanin.
“Ndërkohë që ju po më ndiqni mua unë po shahem aty te Facebook-u. Se ju kur shaheni, shaheni si kolektiv, ata. Takove ata, rrit pagat e atyre hajdutëve, ata maskarenj, ata na rropën, ata na shkatërruan! Po ajo që është e qartë është që i kemi ndarë punët unë dhe ju, e ata që na shajnë. Deri tani më rezulton që të sharat na bëhen shëndet, më tutje duhet parë”, tha Rama.
Ndërkohë, sa u takon investimeve në këtë sektor, Kryeministri solli si shembull kirurgjinë e re.
“Nuk e harroj kur ishim bashkë me Rektorin dhe ministren kur kemi hyrë në sallën e parë të operacioneve kur u hap kirurgjia e re shprehjen e profesor Besim Elezit, kurrë nuk e kam guxuar ta imagjinoj se do ndodhte të isha para kësaj pamje në të gjallin tim”, tha ai.