“Po të kisha benzinë, nuk kishit për ta gjetur kurrë”/ Avokati zbulon deklaratën shokuese të vrasësit të 8-vjeçarit

“Po të kisha benzinë nuk do ta kishin gjetur kurrë djalin”. Kështu pretendohet të ketë deklaruar Klodian Çalami në polici, pas vrasjes së 8-vjeçarit në një fshat të Fierit.

Avokati Ermal Hamataj ka zbuluar gjatë një inteviste për news24, detaje tronditëse nga dëshmia e autorit të krimit makabër.

“Ka disa të dhëna që kanë dalë nga grupi i hetimit. Mësohet se ai ka thënë se nuk kisha benzinë se po të kisha benzinë ju nuk kishit për ta gjetur kurrë djalin.”, ka thënë më tej ai.

Ndërkohë babai i djalit tha më herët se në oborrin e banesës së autorit, përveç vendit ku ishte vendosur vogëlushi i mbuluar me baltë, janë gjetur të hapura edhe dy gropa të tjera.

Familjarët, të afërm, nxënës e qytetarët të thjeshtë, pasi protestuan para gjykatës së Fierit, nisën marshimin drejt qendrës së qytetit.

Ata kërkojnë drejtësi për Mateon dhe dënim me vdekje për Klodian Çalamenin, për të cilin gjykata dha vendimin e arrestit me burg, në mungesë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT