Prej vitit tjetër taksë edhe për karburantin për mjetet lundruese, a do të vijnë sërish jahtet luksoze në Shqipëri?

Gjatë verës në Shqipëri shiheshin shpesh jahte luksoze të miliarderëve më të njohur në botë, të cilët vinin për të funizuar mjetet e tyre lundruese me karburant, pasi edhe çmimi ishte shumë i lirë.
Por duke filluar nga viti i ardhshëm, për karburantin e mjeteve lundruese do të vendoset 65lekë/litër akcizë, që do të thotë se çmimi i karburantit do të dyfishohet, duke shkuar në rreth 140lekë/litër.
Lajmin e ka bërë me dije Zëvendësministrja e Financave, Vasilika Vjerro, e cila është shprehur se ky do të jetë çmimi i ri i karburantit për jahtet.
“Vendosjen e një takse 65 lekë për litër mbi karburantin që përdoret për furnizimin e mjeteve lundruese, që vijnë në portet tona. Duke i shtuar edhe çmimin aktual të karburantit, pak a shumë këto anije që janë për qëllime turistike do të paguajnë 137-140 lekë liter. anë rreth 20 mijë tonë që ishte e pataksuar dhe pa të ardhura në buxhet”, tha Vjerro.
Tashë ngrihet pyetja, a do të shohim sërish jahte super luksoze në vendin tonë, apo miliarderët do të shkojnë në vende të tjera për ta furnizuar mjetin e tyre me çmim më të lirë?