Presidenti Meta takon ministrin Di Maio: Italia është një partner strategjik i Shqipërisë, na mbështet për integrimin

ITALI – Presidenti i vendit, Ilir Meta është takuar sot në Romë ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kreu I shtetit, shkruan se është partner strategjik i vendit tonë, me rol proaktiv në mbështetje të perspektivës evropiane.
Takimi mes tyre u realizua në punimet e Konferencës Ndërkombëtare “Rrugë të reja për t’u përkujdesuar – Bota pas Pandemisë së COVID-19.
“Një takim i ngrohtë në Romë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio, në punimet e Konferencës Ndërkombëtare “Rrugë të reja për t’u përkujdesuar – Bota pas Pandemisë së COVID-19″.
Italia është një partner strategjik i Shqipërisë, me rol proaktiv në mbështetje të perspektivës tonë europiane, marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale me të cilën meritojnë të fuqizohen më tej, në të gjitha fushat.
Komuniteti arbëresh dhe emigracioni shqiptar në Itali, urë e ëndësishme për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.”, shkruan kreu i shtetit/Gazeta SHQIP