“PRO bashkimit me Shqipërinë”, Serbia reagon pas deklaratës së Kurtit: Nuk mund të ketë referendum paqësor për krijimin e Shqipërisë së Madhe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi në një intervistë se ishte pro bahskimit të Kosovës me Shqipërinë, nëse do të zhvillohej një referendum paqësor dhe demokratik.

Por deklarata e tij nuk i ka pëlqyer Serbisë, pasi drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviç, ka reaguar duke u shprehur se bashkësia ndërkombëtare duhet të ndërhyjë, pasi heshtja nënkupton miratimin e idesë së Kurtit.

Sipas tij, nuk mund të ketë referendum paqësor dhe demokratik për krijimin e Shqipërisë së madhe, sepse ata që do të votonin në atë referendum nuk e kanë në dispozicion Kosovën dhe Metohinë.

“Nuk mund të ketë referendum paqësor dhe demokratik për krijimin e Shqipërisë së madhe, sepse ata që do të votonin në atë referendum nuk e kanë në dispozicion Kosovën dhe Metohinë dhe do të kishin një shumicë të njerëzimit që mbështet të drejtën ndërkombëtare”, tha Petkoviç në një deklaratë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT