“Provat për shpalljen ‘non grata’ i siguroi FBI’/ Ngjela: Basha, i preferuari i amerikanëve! Nëse nuk largohej Berisha, do…

Avokati Spartak Ngjela beson se SHBA ka prova të forta për Sali Berishën, i cili është shpallur “non grata” për korrupsion madhor.
Sipas avokatit, vendimi i DASH është mbështetur në informacionet e siguruara nga FBI dhe CIA.
Në një lidhje direkte për emisionin “Breaking” në Top News, Ngjela u shpreh Sali Berisha nuk do të pranohet asnjëherë nga SHBA.
“Politika amerikane nuk të nxjerr kot ‘non grata’. Ka prova dhe provat ja jep FBI, jo Soros. Janë CIA dhe FBI që merren me shkeljet antiamerikane.”, u shpreh avokati.
Gjithsesi, ky zhvillim u bujshëm në PD, sipas avokatit i ka hapur rrugë Lulzim Bashës, i cili është i preferuari i Uashingtonit.
“Basha është favorit i Uashingtonit këtu, sepse ka vepruar sipas kërkesës së politikës amerikane. Nuk ka pas një konflikt Basha-Berisha, por Basha me ultimatumin amerikan nxori nga grupi i PD Sali Berishën, sepse është non grata me gjithë familjen për korrupsion dhe një varg shkeljesh penale. Nëse nuk largohej Berisha, do dilte e gjithë PD “non grata”. Njërin e pranon SHBA, tjetrin nuk e pranon. Shqipëria do prishë marrëdhëniet me SHBA për Sali Berishën? Këtu ka një lëvizje anti-amerikane të Saliut. E vetmja lëvizje anti-amerikane është ajo e Saliut. Kjo që po bën Saliu, nuk ka ndodhur askund në botë.
I ka ardhur ndonjë republikan me potencë që ta takojë. Jo. Edhe thotë se jam republikan”, deklaroi Ngjela në Top News./Gazeta SHQIP