“PS-PD plan për të vonuar fletën e votimit” / Kryemadhi: U bë për të shpërqëndruar votuesit

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se përplasja në KQZ mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për numrin e kandidatëve për deputetë para 25 prillit ka qenë një plan mes dy partive të mëdha për të vonuar zyrtarizimin e fletës së votimit.

“Partia Demokratike dhe Partia Socialiste bashkëpunuan midis tyre për të vonuar sa më shumë printimin e fletës së votmit në mënyrë që të shfokusonin votuesit”, deklaroi Kryemadhi gjatë një interviste për Real Story në News24.

Ajo sqaroi të gjitha etapat që PD dhe PS, sipas saj, ndërmorën për të vonuar printimin e fletës së votimit. Kryemadhi u shpreh se për herë të parë në historinë e zgjedhjeve fleta e votimit u printua vetëm 18 ditë para, duke mos dhënë mundësinë për t’i shpjeguar votuesve mënyrën e votimit dhe duke krijuar konfuzion, i cili solli dhe numrin e lartë të votave të pavlefshme.

“Në e dimë shumë mirë që Partia Demokratike ka qenë një nga hartuesit kryesor të kodit zgjedhor. A mund të më shpjegoni sesi një nga hartuesit kryesor të kodit zgjedhor con në KQZ listën me 251 emra? Pra, ose ke deficencë mendore ose je diabolikisht i poshtër pse e them këtë? Dhe 12 parti çojnë 153 emra, pse ti që je hartuesi i kodit zgjedhor çon 251 emra? Sepse këtu vijmë pastaj dhe tek lista përbashkët që thoni. Sepse këtu kemi vonuar dy javë fletën e votimit. Sepse KQZ-ja ja hedh poshtë, shkon në KAS 4-5 ditë”, tha kryetarja e LSI-së.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT