Publikisht kundër “Open Balkan”, kryeministrja serbe fton sërish Kosovën për t’u bërë pjesë

Gjatë një takimi të drejtuar nga NATO, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka ftuar publikisht sërish Kosovën që t’i bashkohet “Ballkanit të Hapur”.
Në ftesën e saj të hapur për Kosovën, Brnabiç theksoi se pjesëmarrja e saj do të sillte përfitime të pabesueshme.
“Qytetarët që jetojnë në rajon do të përfitojnë vërtetë shumë nga kjo iniciative”, tha Brnabiç.
Ndër të tjera kryeministrja e Serbisë ka treguar se thirrja për t’iu bashkuar “Open Balkan” është gjithnjë e hapur, duke theksuar se kjo iniciativë përkrahet nga Beogradi, Shkupi dhe Tirana, e që u jep të rinjve mundësinë të qëndrojnë në rajon, të shohin më shumë mundësi punësimi.
Në një situatë të tillë kujtojmë se Kosova ka mbajtur qëndrimin e saj të haour kundër kësaj nisme. Thirrja për bashkimin e Kosovës në Open Balkan është përsëritur disa herë edhe nga kryeministri Edi Rama, teksa e ka konsideruar të gabuar faktin që Kosova nuk dëshiron të bëhet pjesë./ Gazeta Shqip