Punimet për aeroportin e Vlorës, Balluku nga kantieri i ndërtimit: Balta qe po shkelim ka zhurmë të bukur

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku ka bërë me dije se sot do të hapet kantieri i ndërtimit për Aeroportin e Vlorës.
Këtë Balluku e ka bërë me dije nëpërmjet një dalje mediatike nga Akërnia, fshati që pritet të ndërtohet aeroporti i Vlorës.
Ndër të tjerë të pranishëm kanë qenë edhe kryeministri Edi Rama, biznesmeni dhe politikani Behgjet Pacolli.
Ndër të tjera në fjalën e saj Balluku ka thënë se në këtë vend, balta bënë zhurmë të bukur.
“Është gëzim i madh që 109 vjetori përkon me një vit të shënuar për Vlorën dhe për Shqipërinë. Aeroporti i Vlorës ka qenë dhe plani kryesor i fokusit të qeverisë, ky është projekt i të gjithë trevave shqiptare dhe na bën krenarë sot më shumë se kurrë. Unë kam folur me skuadrat e mia më kanë thënë se s’kemi qenë kurrë në një kantier kaq të madh. Edhe kjo balta e ka zhurmën e bukur, dhe nuk na prish punë pse jemi bërë me baltë. Ky është një aeroport militar i ndërtuar në 1900 dhe ne na është dashur që të plotësojmë kushtet për mbrojtën e mjedisit. Aeroporti i Vlorës do të jetë aeroporti më i madh ndërkombëtar në vendin tonë, me pistë të kategorisë 4 E dhe gjatësi 3200 metra që synon që të hapë 1000 vende pune. Synimi jonë sipas kontratës është të dorëzohet në prill 2024 dhe të bëhet operacional 2025”, – tha Balluku./Gazeta Shqip