Qytetari, Berishës: Jam po ai i ’97-ës, duhen protesta. Ish-kryeministri: Duhen 6-mujore për rrëzimin e Ramës

Në takimin e Kazmës, Berishës i është kërkuar nisjen e protestave, madje një person ty i kujtoi se është ai person që nuk ndryshuar që nga ’97 dhe se protestat e vazhdueshme janë kushti kryesor i largimit të Edi Ramës, duke kujtuar vitet e rebelimit të marsit ’97.

“Duhen protesta nuk rrëzohet Rama me zgjedhje, nuk i largohet”, tha qytetari në këtë Foltore.

Nga ana e tij, Berisha u përgjigj se mbështet kërkesat e demokratëve, ndërsa lexoi mesazhin e një biznesmeni i cili i propozonte ish-kryeministrit protesta 6 mujore si e vetmja rrugëzgjidhje për largimin e Edi Ramës.

“Ju siguroj se jam dakord me ju. Para 10 ditësh një biznesmen nga Mamurrasi erdhi në zyrë më thotë Sali ky nuk ikën nqs ne nuk betohemi për protestë të pandërprerë 6 muaj rresht”, tha Berisha. Foltorja e ardhshme do të jetë në qytetin e Lushnjes.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT