Rama batutë me homologun Rutte: Duket sikur më në fund e fituat edhe kupën e botës…këtu në Tiranë

Në fjalën e kryeministrit Rama gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Holandës Mark Rutte nuk kanë munguar as batutat.

Në fund, Rama është shprehur se në Shqipëri ka aq shumë persona që e ndjekin dhe duan kombëtaren e futbollit të Holandës sa ditët e sotme më flamujt e vendosur në rrugët kryesore duket sikur Holanda ka fituar botërorin… të paktën në Shqipëri.

“Mark ky është një vend që ka shumë ndjekës dhe tifozë të kombëtares hollandeze, po të shohim edhe rrugët që janë mbushur me flamuj të Hollandës, kështu që duket sikur më në fund e fituat edhe kupën e botës këtu në Tiranë të paktën.”- tha Rama./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT