Rama e përgëzoi për punën, Ndreu tregon “sekretin”: Nëse nuk paguajnë taksat nuk u shërbejmë

Kryeministri Edi Rama e ka marrë ditën e sotme Bashkinë e Lezhës si një shembull të mirë sa i takon organizimit të mbetjeve duke vlerësuar kështu edhe kryebashkiakun Pjerin Nderu.
Në përgjigje të Ramës, Ndreu ka treguar eksperiencën e tij teksa ka shtuar ndër të tjera se nëse një fshat apo lagje nuk paguan taksat, atëherë nga ana e bashkisë nuk kryehet asnjë shërbim.
“Ne jemi munduar për të bërë një menaxhim që e kemi aplikuar për herë të parë vitin e kaluar. Vetëm 20 punonjës të më paguajë qeveria, për mua është e kryer ajo punë. Nëse një fshat apo lagje nuk paguan taksa ne nuk do t’i kryejmë asnjë shërbim”, tha Ndreu./Gazeta Shqip