Rama–opozitës në Kuvend: Kë PPP të heqim dializën, rrugët apo sterilizimin e instrumenteve shëndetësore?!

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend, i është përgjigjur kreut të Partisë Demokratike Lulzim Bashës, sa i takon buxhetit të shtetit.
Veçse e ka konsideruar Shqipërinë më parë Serbisë, Maqedonisë dhe disa vendeve të tjera të rajonit për nga varfëria Rama se nuk mund të heqë PPP e dhëna, sepse ato janë dhënë për dializën, sterilizimin e instrumenteve mjekësore, Rrugën e Arbrit dhe të Kombit, si dhe pastrimit të mbetjeve.
“ Elbasani nuk është këtu, sepse bëhet pronë e shtetit shqiptar dhe ka disa vite që s’ka më problem me retë e tymit e plehrave që digjeshin te parku. Nuk kam dilema që kur flas për plehrat me ju, do të thoni të qëndronin siç ishin. Raporti juaj me plehrat dhe pa bukurinë, është një raport harmonik fiziogjik. Ju e latë Shqipërinë me 50 mijë infeksione, e shumica prej tyre vinin nga instrumentet mjekësorë. E latë Shqipërinë që rrinin nënat në spitale pas lindjeve për 2 javë më tepër, se merrnin infeksion.
Ata që bënin dializë kanë bërë tre turne, që njerëzit në dializë lëviznin nga qytetet e tjera për të bërë një dializë në Tiranë. Edhe plehrat i lini rrugëve, edhe instrumentet mjekësor i ktheni te ndryshku, edhe dializën e hiqni? Ça do të hiqni tjetër? E para punës është pjesë civilizimi, ne këtu jemi 2 civilizimi të ndryshme komplet. Ju nuk njihni parandalim, njihni vetëm ec përpara ndalo të tjerët. Të gjitha këto para nuk shkojnë te oligarkët, por për shërbimet. Shërbimet paguhen sepse nuk vijnë nga Zoti, paguan shteti për shqiptarët. Ça do të hiqni tjetër?
Laboratorët e analizave? Po i hiqni ju patjetër, sepse dy analiza keni gjithsej. Po tjetër çdo të hiqni, mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit që bëri Luli dhe e latë pas dore? Atë do të hiqni? Rrugën e Kombit që e mbulonte dëbora? Atë do të hiqni? Ça do të hiqni? Flasim për buxhetin. Lekët e traut janë ata që e konsumojnë rrugën, këtu po flasim për mirëmbajtjen. Do të flisni për Rrugën e Arbrit? Po e hiqni ju se keni problem, se e premtuat gjithmonë. Nga të gjitha këto do të doja të hiqja vetëm një gjë, që është më e rëndë se impiantet në buxhet, që është më e rëndë se instrumentet mjekësorë, e di çfarë është? E kemi peshqesh nga ju atë, skanimin. E ky është dallimi mes dy civilizimeve, mes qeverisjes KÇK dhe civilizimit jep çfarë të mundesh, ne jemi këto të dytët”, tha Rama në Kuvend./Gazeta Shqip