Rama poston videon: Hapet rruga e Arbrit

Kryeministri Edi Rama ka urur ditën e çlirimit të Shqipërisë me një mënyrë të veçantë duke postuar videon e hapjes së rrugës së Arbrit.
Kjo rrugë e re lidh Peshkopinë me Tiranën në më pak se një orë, duke lehtësuar qarkullimin e qytetarëve dhe të mallrave mes dy zonave.
“MIRËMËNGJES GËZUAR 29 NËNTORIN” shkruan Rama.
Rruga e Arbërit” do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim. Rruga kalon në Qarkun e Tiranës – në Njësinë Administrative të Zall-Bastarit dhe nëpërmjet tunelit të Murrizit, rruga kalon në territorin e bashkisë Klos e konkretisht në fshatrat Drezës, Xibër, Shkallë, fshati Fshat. Pas daljes nga tuneli i Qafë-Buallit rruga kalon në afërsi të urës së Cerenecit, si dhe në të djathtë të fshatit Shupenzë.