Rama prezanton platformën “Denonco Kadastrën”: Brenda këtij mandati zgjidhim hallet e qytetarëve

TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka prezantuar aplikacionin “Denonco Kadastrën”, një platformë, e cila sipas tij, brenda këtij mandate do të zgjidhë përfundimisht problemet e shqiptarëve me pronat.

Sipas kryeministrit, ky shërbim digjital, që do iu jap mundësi qytetarëve që të raportojnë rastet e problemeve me pronat e tyre, ku përballen me zvarritje apo korrupsion.

Mesazhi i Ramës

#RevolucioniDigjital i Kadastrës, që brenda këtij mandati do të zgjidhë më në fund hallet e qytetarëve me këtë shërbim, falë përfundimit të inventarizimit digjital të pronave dhe mbylljes definitive të sporteleve, duhet të shoqërohet në ndërkohë me rritjen e presionit Antikorrupsion mbi Kadastrën.

Dritarja e re “Denonco Kadastrën” tek Shqiperiaqeduam.al do të lidhë në kohë reale çdo ankues me ministrin e Drejtësisë dhe Rrjetin Antikorrupsion të Ministrisë së Drejtësisë
“Denonco Kadastrën” këtu www.shqiperiaqeduam.al ”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT