Revoltohet vajza e Koço Kokëdhimës: Turp, Shqipëria nuk shpalli ditë zie

Ditën e sotme në Bullgari, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë është shpallur ditë zie në shenjë solidarizimi dhe nderimi të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, që humbën jetën tragjikisht në një aksident në Bullgari.

Megjithatë, e njëjta gjë nuk ndodhi edhe në shtetin tonë dhe për këtë ka reaguar këngëtarja Besa Kokëdhima. Përmes një postimi në InstaStory, ajo e ka konsideruar turp për këtë që bëri Shqipëria.

“44 bashkëkombas humbën jetën. Bullgaria, Maqedonia e Veriut & Kosova kanë shpallur ditë zie. Po shteti amë? Turp”, ka shkruar Besa.

Mëngjesin e djeshëm autoritetet bullgare raportuan se 46 persona ndërruan jetë, pasi autobusi u përfshi nga flakët të martën në Bullgarinë perëndimore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT