Rinumërimi i 25 prillit/ Monika Kryemadhit ia vodhën votat njerëzit e saj, edhe Ramës, por jo Bashës

Opozita i ka cilësuar si një masakër zgjedhore votimet e 25 prillit, por nga rinumërimi i kutive rezulton se nuk ka ndonjë deformim të votave. Sipas ligjit, KQZ-ja ka kryer përzgjedhjen e 519 QV-ve, rastësore, duke hapur votat e subjekteve dhe të kandidatëve, ato preferenciale.

Gazeta Shqip ka vëzhguar votat preferenciale të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, se si kanë rrjedhur ato. Si kryetare partie, Monika Kryemadhi, duke shfrytëzuar Kodin Zgjedhor, ajo kandidoi në tre qarqet Tiranë, Elbasan dhe Fier. Sipas të dhënave të konstatuara në qarqet Fier dhe në Elbasan, votat e rinumëruara janë të njëjta nuk kanë lëvizje. Por lëvizjet, vjedhjet e votave kanë ardhur kryesisht në qarkun më të më madh në Tiranë. Në Elbasan në 52 Qendra Votimi të verifikuara rezulton se votat janë të njëjta. Po ashtu edhe në qarkun e Fier, Kryemadhi në 58 QV ka marrë 135 vota.

Problemi lindi në Tiranë, ku Kryemadhit i janë vjedhur votat. Më 25 prill në këto 153 QV ajo mori 327 vota, ndërsa me këtë rinumërim asaj i janë shtuar 5 vota më shumë, në 332. Në këto zgjedhje për herë të parë u realizua votimi preferencial i kandidatëve për deputetë. Kjo solli një rivalitet ndërmjet kandidatëve të njëjtës parti, që u munduan të merrnin sa më shumë vota. Kjo dukuri u vërejt në të gjitha kandidatët e partive të tjera, pasi edhe Bashës dhe Berishës, apo dhe vetë Ramës iu morën votat.

Edi Rama ka qenë penalizuar në Durrës, teksa i janë më 25 prill i janë numëruar 11 vota më pak. Të vetmit që i janë numëruar më shumë vota nga lista e PS-në në Durrës janë deputetët Rrahman Rraja dhe Ilir Ndraxhi.

E kundërta ndodh me Ramën në Vlorë, ku i janë numëruar 16 vota më shumë sesa ka pasur në kutitë e votimit. I favorizuar në këtë zonë ka qenë edhe deputeti tjetër Damian Gjiknuri, i të cilit i janë numëruar 39 vota më shumë.

Sa i përket kandidatëve socialistë, rekordin negativ e mban Eduard Shalsi në Tiranë, pasi i janë numëruar 80 vota më shumë se sa ka qenë votuar nga zgjedhësit, ndërkohë që më të diskriminuarit kanë qenë Fatmir Xhafaj me 60 vota më pak dhe Belinda Balluku me 36 vota më pak.

Sa i përket kandidatëve të Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, Lulzim Basha rezulton të ketë marrë 26 vota më shumë sesa ka pasur realisht në kutitë e votimit, ndërsa Sali Berishës i janë numëruar 34 vota më pak.

Rinumërimi i 25 prillit/ Monika Kryemadhit ia vodhën votat

Rezultatet e procesit te verifikimit

PD – 118 vota më shumë se në kuti

PS – 71 vota më shumë se në kuti

LSI – 19 vota më shumë se në kuti

Back to top button
LAJMET E FUNDIT