Rrëfehet Davide Pecorelli: Thesari në ishull është i vërtetë, e pashë dhe e preka, kam fotografitë

Biznesmeni italian Davide Pecorelli që inskenoi vdekjen e tij në Pukë disa muaj më parë, ëhstë rrëfyer në një intervistë për Ora Neës.

Ai tregoi se fillimisht në Shqipëri erdhi për të shitur një pajisje që do t’i siguronte 400 mijë euro fitim, por qendra estetike e cila do e blinte këtë pajisje po e shtynte mbylljen e kontratës. Pecorelli tha se për të inskenuar vdekjen e kishte ndihmuar një prift në Shqipëri, madje ky prift i kishte dhënë edhe kockat që u gjetën në makinën e djegur.

Biznesmeni foli edhe për thesarin që pretendonte se e kishte gjetur në Itali, ku u shpreh se e kishte parë dhe madje i kihste prekur dy nga 3 arkat e thesarit, por shtoi se nuk do e kërkonte më.

Intervita:

Pse zgjodhët Shqipërinë për t’u zhdukur?

Davide Pecorelli: Në Shqipëri unë erdha në muajin gusht dhe hapa një biznes me qendër në Vlorë. Biznesi kishte të bënte me tregtimin e produkteve kozmetike për parukierët këtë punë e bëra për rreth katër muaj midis Vlorës dhe Tiranës duke takuar sipërmarrës të bizneseve të kozmetikës.

T’u duk një vend që të jepte mundësinë për t’u zhdukur?

Davide Pecorelli: Në Shqipëri erdha për të bërë biznes, duhet të mbyllja një kontratë shumë të rëndësishme në tiranë që kishte të bënte me hapjen e një klinike të re për estetikë në të cilën duhet të shisja një aparat lazer të rëndësishëm që në xhepat e mi do të sillte 400 mijë euro fitim, makineri kushtaonte 700 mijë euro, po e hapja e kësaj qendre po shtyhej për shkak të pandemisë, por mujat kalonin dhe qendra nuk po e mbyllte kontratën time.

Kush janë personat që të ndihmuan në Shqipëri?

Davide Pecorelli: Për të inskenuar gjithë atë që bëra më ndihmoi një person që takova në Shkodër, kur vendosa të vetvritesha, ky person është prift, unë jam katolik, aty pata mundësinë të rrëfehesha, njohja me këtë person ishte e rastësishme.

Nuk mund të thuash emra?

Davide Pecorelli: Siç i kam thënë prokurorit të Peruxhas dhe jam i gatshëm t’ia përsëris edhe prokurorit në Shqipëri, prokuroria shqiptare ka deklaratën që unë i kam dhënë prokurorit të Peruxhias, ku edhe kam thënë se nuk e nxjerr emrin e personit që më ka ndihmuar dhe mbi të gjithë që më ka shpëtuar jetën.

Pse zgjodhe pikërisht qytetin e Pukës?

Davide Pecorelli: Isha në veri në muajin janar për të vëzhguar tregun e kozmetikës duke filluar nga Shkodra, vizitova 4-5 sallone bukurie, pastaj doja të shkoja më në veri, nga pjesa e Kukësit doja të shkoja në qytete që nuk kisha qenë zgjadha Pukën sepse ishte një vijë e mesme midis Shkodrës dhe veriut, qëndrova tre ditë atje dhe isha shumë keq nga ana psikologjike nuk kisha më një qëllim pozitiv për jetën. 

Cila është e vërteta për makinën e djegur? Kush është përgjegjës për të?

Davide Pecorelli: Unë jam përgjegjës për gjithçka që ka ndodhur, gjithçka e bëra sipas këshillave të priftit, ai m’i gjeti kockat. Makinën e ndeza vetë duke e lagur me dy shishe benzine.

Kush i vendosi kockat në makinë?

Davide Pecorelli: Kockat i vendosa unë, ishin pak, dy ose tre, ai m’i dha një thes dhe unë e zbraza, e shtymë makinën por nuk ia arritëm dot, donim ta bënim të dukej si një aksident rrugor por makina ngeci në buzë të greminës dhe ngeci aty prandaj dhe u duk si vetvrasje.

Ke pasur komunikim me autoritetet shqiptare?

Davide Pecorelli: E ke fjalën për këto dy muajt e fundit? Drejtpërdrejt jo. Kam bërë deklaratën time në Peruxhia dhe i është dërguar prokurorit në Pukë.

Kur do të vini në Shqipëri?

Davide Pecorelli: Por pres që autoritete shqiptare të më dërgojnë një thirrje zyrtare. Jam gati të përballem me dënimin tim për krimet e kryera. Pres që dënimi të jetë i drejtë, në kuptimi që krimet që kam bërë janë ato që kam deklaruar, jam gati të vij në Shqipëri dhe nëse duhet të përballem me burgun do ta bëj.

Si ishte rikthimi pas gjithë kësaj?

Davide Pecorelli: Akoma nuk jam kthyer në normalitet, gjëja më e rëndësishme është që jam me fëmijët e mi, në niveli ekonomik kam humbur gjithçka që kisha. Viti i kaluar për mua ka qenë shumë shkatërrues, në nivelin psikologjik tani jamë shumë mirë, jam i lumtur që jam kthyer tek fëmijët e mi, e shikoj jetën në një këndvështrim tjetër.

Ke deklaruar që kërkoje një thesar në ishur, për çfarë thesari bëhet fjalë?

Davide Pecorelli: Në fund të muajit prill kur isha në  një komunitet afër Medjugores, në maj doja të kthehesha në shtëpi, përgjegjësi i këtij komuniteti më tregoi për këtë thesar, që ishte në Itali prej 50-60 vitesh, dhe më kërkoi të veja ta merrja. Thesari ishte në një ishull dhe ishte shumë e vështirë që ta merrje, ishte në mes të detit duhet të ishe ekspert ky është motivi që në muajin maj u zhvendosa në jug të Shqipërisë.

Jeni i sigurt që ky thesar ekziston?

Davide Pecorelli: Po jam i sigurt dhe siç i thashë edhe prokurorit unë i pashë dy arka të thesarit i pashë dhe i preka, madje edhe i kam fotografuar, arkën e tretë do ta merrja ditën që më gjetën karabinierët, në ishullin e MonteKristos.

Do ta kërkosh akoma thesarin?

Davide Pecorelli: Jo, është një fashikull i hapur në Gjykatën e Grosetos që kanë gjetur çelësat e një garazhi ku mendojnë se unë kam fshehur diçka, kam deklaruar që nuk kam marrë asgjë. Nuk jam përgjigjur për këtë sepse ende nuk i di akuzat që më janë bërë, pres lëvizjet që do të bëjë gjyqtari, ndaj nuk mundem të përgjigjem.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT