“Rrugë apo kanal vaditjeje”/ Plas rrjeti me shpikjen e kryebashkiakut socialist për investimin e çuditshëm

Lajmi i publikuar në media fillimisht nga Gazeta Shqip për rrugën e çuditshme të kryebashkiakun të Bulqizës të inauguruar në një fshat, ku nuk kishte asnjë gram asfalt, por vetëm dy anë betoni dhe në mes është bosh, me dhe, është bërë objekti i talljeve dhe reagimeve të shumta dhe nga opozita.

“Rruga” është vetëm aty ku kalojnë gomat e makinës dhe pjesa tjetër është bosh. Një shpikje e çuditshme shqiptare që vetëm një zyrtar mund ta realizojë një të tillë.  Kjo “arritje” u publikua nga vetë kryebashkiaku Lefter Alla në rrjetet sociale.

Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu,  i zgjedhur në zonën e Dibrës ka ironizuar kryebashkiakun socialist, duke u shprehur se “Rilindja po hyn në librat Guinnes”. “Veprat” e rilindjes thyejnë rekordin Guiness! Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, me anë të një statusi në rrjetet sociale ka promovuar një nga “sukseset” e  tij, të shtrimit rrugës së fshatit Zogë në Dragu. “Në lagjen Zogë në #Dragu. të Bulqizës është asfaltuar në fakt është betonuar rruga por vetëm aty ku kalojnë gomat e makinës.”Bashkë për Bulqizën tonë!♥“, shkruan Alla. Buxheti më i madh i shtetit miratuar dje nga Rilindja, por investimet për qarkun Dibër ishin zero, ndërkohë dhe Bashkia Bulqizë bënë shpikjen e radhës”, shkruan Mziu.

” Sapo fola me Lefterin ajo ne mes eshte korsi biçikletash! Brilante si ide”, ironizon faqja e Brrylit në rrjetet sociale.

Ndërsa ironitë vijojnë me foto të ndryshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT