Salianji sulmon Ramën: Po poshtëron Policinë e Shtetit për propagandë politike, krimi ka marrë revansh

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar menjëherë pas aktivitetit të organizuar nga kryeminitri Edi Rama me Policinë e Shtetit sa i përket buxhetit të vitit 2022.

Në një reagim në rrjetet sociale Salianji nuk i kurseu kritikat e akuzat ndaj shefit të mazhorancës socialiste. Ai shkruan se Policia e Shtetit duket si instrument për qëllimet e kryeministrit dhe jo strukturë shtetërore për të luftuar krimin. Ai akuzon se Policia e Shtetit u keqpërdor si sfond nga Rama edhe gjatë fushatës elektorale.

Postimi i plotë

Të poshtërosh policinë e shtetit duke e përdorur si sfond të propogandës politike bën që çdo polic të ndihet i fyer, i poshtëruar, i pambrojtur!
Në këto kushte policia duket si instrument për qëllimet e KM dhe jo strukturë shtetërore për të luftuar krimin!

Njësoj siç i keqpërdor për sfond i detyron në fushatë elektorale për të bashkëpunuar me llumin për të siguruar vota për Rilindjen, prandaj krimi ka marrë revansh dhe vrasjet e stilit mafioz ndodhin dhe nuk zbardhen, droga dhe krimi bëjnë kërdinë, grabitjet dhe dhuna është e pêrhapur kudo duke e kthyer territorrin në zotërim dhe sfond të kriminelëve!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT