Salianjit s’i del inati me Braçen pas përplasjes: Herë tjetër do marr një tjetër të gjatë sa ty

Fyerjet mes dy deputetëve Ervin Salianji dhe Erjon Braçe vazhduan edhe pas përplasjes së tyre, gati fizike në parlament pak momente më parë.
Teksa mori fjalën në Kuvend, Salianji tha se thjesht i bëri një pyetje Braçes lidhur me përgjimet e Rezart Taçit të siguruara nga prokuroria italiane.
“Pse të djeg kaq shumë ty, pyetja ishte e thjeshtë, a është zv/kryeministri në përgjime? Po nuk është personale mor, këto çështje, të fali ky s’të fali, herën tjetër do marr një tjetër që është i gjatë sa ty,” tha Salianji.
Pas debatit të ndodhur mes Erion Braçes dhe Ervin Saliajit e cila mund të përfundonte në përplasje fizike nëse nuk do të ishte Garda e Rebublikës, për debutetin e Partisë Demokratike është dhënë masa disiplinore.