Samiti i radhës në Tiranë, Vuçiç zbulon marrëveshjen e rëndësishme që do firmoset

BEOGRAD– Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi nga Beogradi se Samiti i radhës i “Open Balkan” do të zhvillohet në fund të dhjetorit në Tiranë.

Sipas tij, gjatë këtij samiti do të nënshkruhet një memorandum për lejet e punës. Vuçiç

“Pas Krishtlindjeve, do të kemi një samit në Tiranë, por këtë do ta vendosë Rama. Aty do të nënshkruajmë memorandumin për lejet e punës. Për t’I mbajtur qytetarët në rajon, ata duhet të lejohen të punojnë lirshëm kudo në rajon. Duhet të biem dakord edhe për qarkullimin e të huajve”, tha Vuçiç.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov, janë mbledhur në Beograd  për takimin e radhës në kuadër të nismës rajonale “Ballkani i hapur”./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT