“Se e mbaron Rezarti atë punë…”/ Si do vinte Taçi kompaninë e tij në dispozicion të njerëzve të Cosa Nostra-s

Në dosjen e prokurorisë italiane të siguruar nga gazetari Thimi Samarxhiu e të publikuara në emisionin e tij “Zona Zero” në Top News si dhe nga Gazeta Shqip, dalin edhe përgjime telefonike mes të përfshirëve në hetime.

Në një telefonatë të kryer mes Cestagalli-t dhe Petruzzella-s, del favori që mund t’i bëjë biznesmeni shqiptar, Rezart Taçi, me kompaninë e tij.

Cestagalli: …hej, për atë që folëm qëparë për kompaninë e naftës së Rezartit, të vjen në ndihmë menjëherë. Kështu që mund ta përdorësh edhe këtë kartë, se do jetë më kollaj për ty. Se në fakt nuk e mendoja që do më jepte Ok, por më tha “nëse të duhet, atëherë dakord”, kështu që mund të mbështetesh te kompania e tij e naftës, për transferimin në Singapor.

Në këtë pikë, Cestagalli, informon Rezart Taçin, për suksesin e telefonatës së mëparshme.

Cestagalli: “...të falënderon jashtë mase…mund të jetë gjëja e duhur, dhe të falënderon, këtë më tha, e ka vlerësuar jashtë mase atë që po bën”.

SPAK në Tiranë zbuloi se shuma prej 18.399.996 ishte transferuar në llogarinë shqiptare të Francesco Zummo-s më 28 korrik 2021. (Jepet edhe kodi bankar IBAN CH05007641963422002)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT